Iago Silva ndjek hapat e të atit, por “tradhton” Brazilin. Debuton me Anglinë U-15

Pas një karriere të shkëlqyer me fanellën e Brazilit nga babai i tij, tani vjen radha e djalit për të nisur rrugëtimin ndërkombëtar me një tjetër kombëtare. Iago Silva, djali i mbrojtësit legjendar Thiago Silva, ka bërë debutimin e tij me përfaqësuesen e Anglisë U-15.

Sigurisht, bën përshtypje ta shohësh një “Silva” pa fanellën e Brazilit, por duhet kujtuar se në moshë të re lojtarët kanë ende mundësi ta ndryshojnë zgjedhjen e kombëtares kur të arrijnë pjekurinë sportive.

Talenti i ri po hedh hapat e parë në futbollin ndërkombëtar, ndërsa mbiemri i rëndësishëm që mban sjell pritshmëri të mëdha. Rrugëtimi i tij sapo ka nisur dhe e ardhmja mbetet e hapur, me mundësinë që një ditë të vendosë vetë se cilat ngjyra do të përfaqësojë në nivelin e lartë.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti

The post Iago Silva ndjek hapat e të atit, por “tradhton” Brazilin. Debuton me Anglinë U-15 appeared first on Telesport.