Ia huq Halil Thaçi i VV-së, kërkon “venting”

Roli i aktivistes Dejona Mihali brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë temë e diskutuar duke pasur aludime se Mihali shkruan fjalimet dhe kontrollon deputetët e VV-së.

Por, deputeti Halil Thaçi, sot ka bërë një hap përpara në këtë drejtim.

Ai në “Facebook” ka publikuar një shkrim që si duket e ka shkruar vetë.

I njëjti, teksa kërkoi ‘drejtësi’ për aktivistët e VV-së që u dënuan sot, shkroi ‘Venting’ në vend të Vetingu.

“Kriminelet lirohen , aktivistet dënohen.Poshtë ka rënë kjo drejtësi. #venting“, ka shkruar Halil Thaçi.

Ndryshe, sot zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është liruar nga akuza, ndërsa Egzon Azemi është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosje. Fajtorë janë shpallur edhe Qerkin Elshani dhe Edi Zenelaj, të cilët janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim.