I zuri vendin te City, rrëfehet Donnarumma: Ai më uroi i pari pasi erdha këtu, kam marrëdhënie të mirë me të

Portieri i Manchester City, Gianluigi Donnarumma, ka komentuar disa nga momentet më ikonike të portierëve më të mirë që kanë luajtur për “citizens” në stadiumin Etihad. Numri 1 i kombëtares italiane, deklaroi se është në kontakt me një koleg që ka bërë historinë e klubit dhe ka fituar Champions League me City.

“Jam në kontakt me Ederson, i cili më uroi më të mirën kur erdha këtu”, tha ish-portieri i PSG, ardhur verën e kaluar: “Jam i lumtur që kam marrë këtë mesazh sepse është i rëndësishëm dhe është gjithmonë mirë të marrësh gjeste të tilla nga një ish-portier i klubit. Më bën shumë, shumë të lumtur.”

Ederson ishte një portier i rëndësishëm, një model për Manchester City. Mendoj se jemi krejtësisht të ndryshëm: ai luan shumë mirë me këmbët e tij. Edhe unë luaj mire, por ky aspekt ishte themelor për stilin e tij të lojës“, pranoi Donnarumma.

Më tej, portieri italian komentoi: “Gjithashtu, u kënaqa shumë që mora një mesazh prej tij. Jemi shpesh në kontakt, kemi një marrëdhënie të mirë. Isha shumë i lumtur që më shkroi kur mbërrita te Manchester City“.

The post I zuri vendin te City, rrëfehet Donnarumma: Ai më uroi i pari pasi erdha këtu, kam marrëdhënie të mirë me të appeared first on Telesport.