Në ndeshjen e parë miqësore të Liverpool, në portë debutoi për skuadrën e “reds” gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili. Ai ka folur për mediat pas këtij debutimi, duke i zënë vendin brazilianit Alisson.
“Jam i lumtur dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua sepse bashkimi me një klub si Liverpool nuk është thjesht një transferim, është një ëndërr e bërë realitet”, tha Mamardashvili.
“Ndihem gati, i motivuar dhe krenar. Kur pranova ofertën e Liverpool verën e kaluar, ndjeva se diçka e madhe do të fillonte në jetën time, por vetëm tani e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Liverpool”, tha gjeorgjiani.
Më tej, Mamardashvili tha: “Kur arrita këtu, ishte një kohë vërtet e vështirë për klubin për shkak të ndarjes nga jeta të Diogo Jota. Të gjithë këtu e kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe shoh se jemi si një familje e madhe. Nuk jemi vetëm një ekip, jemi njerëz që kujdesemi për njëri-tjetrin”.
“Gjatë disa muajve të fundit, kam parë çdo ndeshje me një ndjesi të ndryshme, sikur të isha tashmë pjesë e ekipit. Plus, si fëmijë, gjithmonë shikoja video portierësh në YouTube dhe gjithashtu mbaj mend disa portierë të Liverpool”, tha Mamardashvili.
“Më kujtohet Jerzy Dudek, pastaj Pepe Reina dhe tani Alisson Becker. Liverpool ka një traditë të shkëlqyer portierësh dhe dua të përpiqem të shkruaj kapitullin tim në atë histori“, deklaroi portieri gjeorgjian.
The post I zuri vendin Alisson te Liverpool flet gjeorgjiani: Kam pritur një vit për këtë moment appeared first on Telesport.