Pas rrëzimit të disa skeleve në qytetin e Gjilanit, lëndime trupore kanë pësuar një grua dhe fëmija i saj.
Arsim Emini, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, ka konfirmuar për Klan Kosova se fëmija pas kontrolleve mjekësore është liruar për në shtëpi, kurse e ëma është ndalë në spital për kontrolle.
Ndonëse nuk është liruar, konfirmohet se edhe gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore.