I vrari në Skenderaj ishte nip i Hysni Gucatit: Qofsh i xhehnetit nip, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë

Ismet Ibishi, personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është nip i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Hysni Gucatit.

Kështu ka njoftuar vetë Gucati, duke u shprehur i prekur thellë nga vdekja e Ismet Ibishit.

“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër”, ka shkruar Gucati.

Postimi i plotë:

Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër.

Ngushëllime Familjes Ibishi, qofsh banor i xhenetit nip!