I vodhën çantën plot me para, burri i vihet pas hajdutëve, hip në makinën e tyre dhe merr mbrapsht atë që i takonte

Një biznesmen turk, ka rënë pre e një grabitje, kur ishte duke hyrë në ambientet e biznesit ku punonte në Maltepe të Stambollit.

Në kamerën e sigurisë është pasqyruar momenti i vjedhjes së 150 mijë lirave në çantën që mbante burri.

Grabitësit më pas, tentojnë të largohen dhe hipin në makinën e cila po priste me derë hapur.

Por burri, i quajtur Ahmet Tortup, i vihet në ndjekje, arrin të hipë në makinë dhe të marrë pas çfarë i takonte.

Ai deklaroi ne në çantë kishte lekët e punëtorëve të biznesit së tij dhe ka kërkuar nga forcat e policisë që të gjendjen autorët dhe të vihen përpara drejtësisë.

Related Posts