Makina të vjetra me targa të personalizuara është nisma më e fundit e ndërmarrë nga Retro albania, një nismë e projektit të koleksiontëve shqiptarë, të cilët shfaqin makinat e vjetra, antike për qytetarë.
Panairi i makinave të vjetra u ndal në pazarin e ri të Korçës. Një makinë e vjetër, tip ushtarake mbante si targë emrin e personalizuar të kryeministrit Edi Rama.
Kjo gjë solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk ka asnjë lidhje me këtë makinë.
“S’kam asnjë lidhje me këtë makinë, se s’di as ta ngas! Po vërtetë bukur të shohësh se si Pazari i Vjetër i Korçës, pasi doli nga gropa e zhulit e rrënimit ku qe zhytur dhe u transformua, në një qendër të re graviteti për turizmin, qenka kthyer këto ditë, në një platformë ekspozimi të xhevahireve të vjetra të automobilizmit! Bravo @blendi.gonxhja dhe skuadra e tij, që përveç reformimit e ndryshimeve të mëdha, që po sjellin në menaxhimin e sektorit të automjeteve, po zhvillojnë edhe projektin e bukur @retro.albania së bashku me koleksionistët e riparuesit e apasionuar të makinave të vjetra”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Ky postim më pas është shoqëruar edhe me një reagim të Retro po nga rrjetet socialem që shkruan se “Një dedikim i bukur nga Kryeministri Edi Rama! Faleminderit për mbështetjen në projektin tonë!”.
Retro Albania ka një projekt së bashku me DPSHTRR po punon për zbardhjen e procedurave administrative për regjistrimin dhe lehtësinë në lëvizje të mjeteve të klasifikuara si të hershme dhe ato me interes historik dhe koleksionimi konform Nenit 60 të Kodit Rrugor dhe VKM 633/26.10.2018 për “Masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.
Procedurat përfshijnë pajisjen e këtyre mjeteve me targë të përkohshme dhe fletë udhëtimi, sipas Nenit 98 të Kodit Rrugor.