I vdiqën dy anëtarë të familjes, zyrtari i Komunës së Podujevës vret veten me revole

Dyert e shtëpisë së familjes Emini nga Podujeva u hapën disa herë për të pame gjatë vitit të fundit. Tre anëtarë të kësaj familjeje ndërruan jetë për më pak së një vit. Dy prej tyre nga sëmundjet, e i fundit zgjodhi që t’i jepte fund jetës duke e qëlluar veten me armë.

Në lagjen Boroci në Shtedim të Podujevës ende ka shenja që të tregojnë se ku po mbahen të pamet e familjes Emini.

Kjo lagje tashmë është mësuar me grumbullin e njerëzve që marrin rrugën drejt kësaj familjeje për ngushëllime.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, atyre u kanë vdekur tre familjarë. Të pamën e fundit e kanë hapur për familjarin e tyre F. Emini, i cili u gjet i vdekur para dy javësh në parkun e qytetit të Podujevës.

Ai po dyshohet se i dha fund jetës qëllimisht duke kryer vetëvrasje.

Askush nuk po i di motivet që e çuan atë ta kryente këtë akt. Express, ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit. Familja e tij thotë se nuk kanë njohuri rreth motiveve që e çuan 57-vjecarin ta kryente këtë akt.

”Për besë nuk e dimë se çka ndodhi. Ende po na duket e gjitha ngjarja si ëndërr. Nuk po mundemi me e besu që ai e bëri atë fakt”, tregojnë nga familja e të ndjerit.

Tutje ata thonë se 57-vjecari nuk ka treguar asnjë shenjë depresioni apo diçka tjetër.

Por historia e dhimbshme në familjen Emini të Podujevës nisi para disa viteve. Të njëjtit së fundmi i vdiq gruaja nga sëmundja e kancerit, si dhe vëllai.

“I patëm tri vdekje në shtëpi. Gruaja i vdiq para pak kohësh”, tregojnë tutje nga familja e të ndjerit.

Emini kishte punuar që nga pas lufta në komunën e Podujevës si Auditor i Brendshëm.

Ndërkohë, me rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Këta të fundit kanë deklaruar se hetimet janë duke i vazhduar.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje për policinë ende janë të panjohura.

“Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Në afërsi të viktimës është gjetur edhe një pistoletë. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin e policisë.

E ndërkohë, gjatë muajit që e lam pas, mediat kanë raportuar për disa vetëvrasje në Kosovë. Një kishte ndodhur në shtime, ku një djal i hasretit i kishte dhënë fund jetës në vendin e tij të punës.

Vetëvrasje gjatë këtij viti kishte kryer edhe një 18-vjeçar nga fshati Dubravë e Istogut.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.