I tha “lamtumirë” Juventus, ofertë e majme nga Turqia për Dusan Vlahovic

Dusan Vlahovic po largohet nga Juventus dhe ëndërron të qëndrojë në pesë ligat më të mira të Evropës sezonin tjetër. Gjithsesi, një ofertë e re nga Turqia mund t’ia ndryshojë mendjen.

Gallatasaraj, i cili mund të humbasë Victor Osimhen, po e josh sulmuesin serb duke i ofruar një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon plus një bonus nënshkrimi prej 5 milionë eurosh për çdo vit që qëndron në Stamboll.

Kjo shumë e ofruar nga turqit është 2 milionë euro më shumë se oferta e Juventus për zgjatjen e kontratës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi duket i joshur nga kjo ofertë edhe për faktin se do të vazhdonte të luante në Champions.

The post I tha “lamtumirë” Juventus, ofertë e majme nga Turqia për Dusan Vlahovic appeared first on Telesport.