Edhe pse ka kohë që përflitet për një rinovim të kontratës së Frenkie De Jong me Barcelonën, deri tani akoma nuk ka ndodhur. Kontrata aktuale e holandezit skadon pas një viti.
Klubi katalanas është i vendosur të zgjasë kontratën me De Jong dhe tashmë ka propozuar një zgjatje kontrate deri në vitin 2028, me mundësinë e shtimit të një viti tjetër në varësi të performancës. Nëse finalizohet, holandezi mund të veshë fanellën e Barcelonës deri në moshën 32-vjeçare, duke plotësuar kështu një dekadë në klub që nga mbërritja e tij në vitin 2019 nga Ajax.
Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, Barça po përballet me një pengesë administrative. Lojtari mbetet i lidhur kontraktualisht me agjentin e tij aktual, Ali Dursun, me të cilin është i angazhuar në një mosmarrëveshje ligjore. Derisa të zgjidhet kjo situatë, De Jong nuk mund të caktojë një kontakt të ri për të negociuar zyrtarisht rinovimin e tij, diçka që klubi shpreson ta zgjidhë së shpejti.
Në anën tjetër, Hansi Flick ka kërkuar rinovimin sa më shpejt me Frenkie De Jong, pasi holandezi është një pikë kyçe e projektit të tij dhe ai kërkon ta ketë për një kohë sa më të gjatë në ekip.
The post I skadon kontrata vitin tjetër, Flick i prerë me drejtuesit e Barcelonës: Rinovjeni sa më shpejt appeared first on Telesport.