I skadon kontrata në fund të sezonit, mbrojtësi i Bayern kërkohet nga Inter dhe Real Madrid

Verën e kaluar, Inter filloi një proces që do ta rinovojë gradualisht skuadrën e tyre, duke nisur nga linja mbrojtëse deri te disa lojtarë të mesfushës. Për të zëvendësuar Francesco Acerbi, zikaltërit ëndërrojnë të nënshkruajnë Dayot Upamecano.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, kontrata e mbrojtësit të Bayern Munich skadon në vitin 2026 dhe mund të përfaqësojë një mundësi të artë për të shtuar një lojtar cilësor. Në kulmin e karrierës së tij (pothuajse 27 vjeç), pengesa e vetme mund të jetë paga e tij e lartë sezonale, prej gati 5.5 milionë eurosh.

Megjithatë, mbrojtësi i Bayern Munich konfirmoi dëshirën e tij për të vazhduar karrierën e tij me bavarezët: “Jam i lumtur që mund të punoj me Kompany dhe shokët e ekipit. Agjenti im po flet me menaxhmentin e Bayern për rinovimin. Diskutimet janë duke vazhduar, nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Do të shohim se çfarë ndodh.”

Edhe Real Madrid gjithashtu mbetet i interesuar për Upamecano, duke kërkuar një transferim të lirë në fund të vitit, siç bënë disa vite më parë për Alaba, gjithashtu nga Bayern Munich.

The post I skadon kontrata në fund të sezonit, mbrojtësi i Bayern kërkohet nga Inter dhe Real Madrid appeared first on Telesport.