Dyert e Premier League mund të hapen këtë verë për mesfushorin-sulmues Julian Brandt. Lojtari gjerman, një figurë kyçe për Borussia Dortmund vitet e fundit, kërkohet nga dy klube angleze.
Kontrata e tij me verdhezinjtë, me të cilët luan prej 7 sezonesh, skadon më 30 qershor. Për pasojë, disa klube angleze tashmë ia kanë vënë syrin. Bëhet fjalë për Arsenal dhe Aston Villa.
Shifrat e Brandt këtë vit dhe më tej janë padyshim mbresëlënëse. Numri 10 i Borussia është aktivizuar 32 herë këtë sezon në kampionat, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar në të tre garat dhe duke arritur shifra dyshifrore.
Ai ka shënuar 10 gola dhe tre asiste deri më tani. Një lojtar që konsiderohet një përforcim i rëndësishëm, jo vetëm pasi do të ishte me koston zero, por edhe duke parë edhe përvojën e tij në Europë.
The post I skadon kontrata në fund të sezonit, dy klubet e Premier League hedhin sytë nga ylli i Borussia appeared first on Telesport.









