Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë ku një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate.
Ngjarja ka nodhur në fshatin Kokërdhat të Fushë-Bulqizës, ku sipas News24 dy fëmijët kanë qenë duke luajtur, kur kanë hasur një granatë.
I mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i granatës, ndërsa bashkëmoshtari i tij është nisur me helikopter drejt Tiranës.