Është ekstraduar në Kosovë edhe personi tjetër nga Shqiperia, i përfshirë në këtë rast.
Sipas burimeve të Insajderit, ndaj Mirjon Qokli kërkohet t’i caktohet paraburgimi.
Në kërkesë thuhet se Qokli gjendet në ndalim nga data 12.03.2025, me dyshimin e bauzar se kishin për të kryer vepër penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës, ose bimëve të kanabisit.
“Me lënien e tij në liri ekziston rreziku real që ai të arratiset dhe të pengojë rrjedhjen normale të procedurës penale”, thuhet tutje në kërkesën për paraburgim.
Këtë rast e ka udhëhequr Prokurori Ersan Qavolli, që njihet si prokurori që me 2024 shkatërroi shumë grupe kriminale.