I pafat me dëmtimet këtë sezon, por Napoli nuk ka dyshime për Rrahmanin. Kontratë të re dhe rritje rroge për mbrojtësin shqiptar

Pasi shkaktoi penallti, gjatë një dyluftimi me Wesley França, Amir Rrahmani u dëmtua, për herë të tretë këtë sezon dhe u largua nga fusha e lojës në minutën e 70-të, në barazimin 2-2 të Napolit me Romën. Ende nuk dihet sa do të mungojë mbrojtësi shqiptar, por shenjat e para treguan për një dëmtim serioz.

Pavarësisht fatit të keq me dëmtimet, Napoli ka besim të plotë te Amir Rrahmani dhe është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës, sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”. Ky është sezoni i gjashtë i Rrahmanit me Napolin dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2027.

Propozimi i ri i Napolit është ky: kontratë deri në vitin 2028, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Rritje rroge, nga 3.2 milionë euro në sezon që merr tani, në 3.8 milionë euro në sezon.

Nga ana e Rrahmanit nuk ka ende një përgjigje zyrtare për këtë çështje, por me siguri që nuk do ta refuzojë propozimin e Napolit.

The post I pafat me dëmtimet këtë sezon, por Napoli nuk ka dyshime për Rrahmanin. Kontratë të re dhe rritje rroge për mbrojtësin shqiptar appeared first on Telesport.