I moshuari sikletos Osmanin e Bashën, i kthehet Kurtit: “Këta e kam parë në 98-ën, i ka pasur flokët këso reni”

Një i moshuar i ka vendosur në siklet liderët shtetërorë derisa ua ka ndërprerë fjalimin pas homazheve të kryera në fshat në përvjetorin e 28-të të Masakrës së Reçakut.

Gjatë fjalimit para mediave të tre liderëve shtetërorë, presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, i moshuari u ka thënë Dimal Bashës e Vjosa Osmanit se po flasin pa qenë në dijeni për ngjarjen.

“Ju veç po flisni, s’po i pytni ata të Reçakut hiç që i kanë parë”, i tha i moshuari, kryeparlamentarit Basha e presidentes Osmani.

Pastaj, ai iu kthye me disa fjalë edhe kryeministrit Kurti.

“Këtë po e njoh, në 98-ën e kam parë – flokët i ka pasë deri në këso rendi”, tha i moshuari, derisa tre liderët qëndruan në heshtje, pa e thënë asnjë fjalë.

Tutje, i moshuari u ankua se banorët e Reçakut janë lënë pas dore.

“As në Komunë, asnjë i Reçakut nuk është”, përfundoi ai.