Një person i moshës së mitur është vetëplagosur aksidentalisht, derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 13:00.
Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore, i njëjti është liruar.
Arma e përdorur në këtë rast është konfiskuar, kurse rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit,
Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor.