I merret patentë shoferi – ylli i “Harry Potter” shkel rregullat për të katërtën herë

Aktorja Emma Watson, e njohur më së miri për rolin e saj në serialin “Harry Potter”, është ndaluar të drejtojë makinën për gjashtë muaj.

Watson, e cila luajti rolin e Hermione Granger në serialin filmik, po ngiste një Audi blu me shpejtësi 61 km/orë në një zonë me shpejtësi 48 km/orë në Oxford më 31 korrik të vitit të kaluar.

Aktorja kishte nëntë pikë penalizimi në patentën e saj përpara se të tejkalonte shpejtësinë.

Emma Watson

Si rezultat, 35-vjeçares iu hoq leja e drejtimit për një periudhë gjashtëmujore dhe ajo u gjobit gjithashtu me një mijë euro.

Aktorja nuk u paraqit në seancën pesëminutëshe në gjykatë.

Emma Watson

E njëjta aktualisht po ndjek studimet master në Universitetin e Oxfordit, të cilat i nisi në vitin 2023.

Ajo fitoi famë në vitin 2001 kur u shfaq në filmin “Harry Potter” përkrah kolegëve Daniel Radcliffe dhe Rupert Grint.

Makina e Emma Watson

Kjo nuk është hera e parë që përballet me të tilla raste. Në shkurt të vitit të kaluar, makina e saj Audi u sekuestrua nga policia pasi ajo parkoi në mënyrë të paligjshme jashtë një lokali.

Makina ishte lënë duke bllokuar hyrjen e një parkingu, duke bllokuar po ashtu automjetin e menaxherit të një picerie brenda për më shumë se tre orë.

Emma Watson