I lidhur dhe i djegur në një makinë, gjendet një plumb në trupin e viktimës që dyshohet se është shqiptar

Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia të Greqisë.

Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai. Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.

Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. U vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një mjeti nga Katerini.

Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh./Top Channel