Një i burgosur 28-vjeçar provoi të arratisej nga burgu Waldheim në Saksoni të mërkurën mbrëma, por përpjekja e tij përfundoi në mënyrë dramatike dhe të pasuksesshme.
Burri arriti të ngjitej mbi një gardh, por sapo mbërriti në majë, ngeci në telat me gjemba dhe u lëndua.
Siç bëhet e ditur, stafi i burgut e vuri re menjëherë dhe njoftoi policinë, e cila rrethoi menjëherë qendrën korrektuese me një prani të madhe.
Pas disa minutash tensioni, i burgosuri u çlirua nga telat, por kur tentoi të vazhdonte arratisjen, oficerët e prisnin jashtë dhe e detyruan të dorëzohej.
Ai i fyen me zë të lartë policët dhe më pas “ra” mbi një jastëk shpëtimi të zjarrfikësve.
Pas trajtimit fillestar mjekësor, burri u rikthye në burg.
Ende mbetet e paqartë se si arriti të ngjitej mbi mur.