Sot iu dha lamtumira e fundit, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani.
Në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj, paraditen e sotme u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së Limanit , i cili pas një sëmundje u nda nga jeta ditën e djeshme, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë mbledhje komemorative ku të pranishëm ishin qindra qytetarë, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj dhe të pranishëm të tjerë.