I jepet lamtumira e fundit nënës Fatime, Krasniqi: Amaneti i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona

Sot iu dha lamtumira e fundit Fatime Xhemailit, nënës së ish-kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemailit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se amaneti i saj do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit, transmeton Klankosova.tv.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit Nënës Fatime Xhemaili – një gruaje të jashtëzakonshme, një nëne heroinë, e cila gjithë jetën e saj e jetoi me dashuri për atdheun dhe sakrificë për lirinë. Me zemër të pathyeshme dhe shpirt të palodhur, ajo rriti dhe edukoi bijtë dhe bijat e saj – Bajrushin, Mustafën, Emrushin, Qamilin, Mufailin, Nazifen dhe Lumnijen – në frymën e përkushtimit ndaj çështjes kombëtare, duke u bërë shembull i qëndresës dhe guximit”.

“Amaneti i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit tonë. Lavdi jetës dhe veprës së saj!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.