I jepet lamtumira e fundit kandidatit për deputet që u gjet i vdekur në veturë

Është varrosur Hekuran Hoxha, i cili u gjet i vdekur dy ditë më parë në veturën e tij.

Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Hekuran Hoxhën – Kanin. Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kani, u prehtë në paqe”, ka shkruar haradinaj në një postim në Facebook.

Hekuran Hoxha ishte kandidat për deputet nga radhët e partisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj.