Charlie Kirk, shefi dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore, Turning Point USA, u vra me armë zjarri të mërkurën mbrëma gjatë një tubimi në një kolegj në Utah.
Kirk po fliste në një debat të organizuar nga Turning Point USA në Universitetin “Valley” në Utah, kur autoritetet thanë se dorasi hapi zjarr nga një çati aty pranë.
I dyshuari për vrasjen e tij është ende në arrati, raporton BBC.
Kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë.
Dy persona që u arrestuan janë liruar pasi zyrtarët thanë se ata “nuk kanë lidhje” me rastin./Periskopi/