Me 4 fitore në po kaq ndeshje të luajtura në Champions League këtë sezon, ekipi i Inter është në krye të renditjes dhe shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër.
Skuadra zikaltër fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Kairat Almaty në “San Siro” në përballjen e fundit. Duke folur për këtë sfidë, Federico Dimarco tha: “E dinim që duhej të fitonim katër ndeshjet e para”
“Tani na presin ndeshje më të vështira, por i dimë edhe kurthet e këtij turneu. Inter duhet të luftojë në të gjitha frontet, ndaj duhet të jemi gati”, u shpreh më tej mesfushori i Inter.
“Është e vështirë të mendosh për të ardhmen tani dhe mendoj se është më mirë të përqendrohesh në të tashmen. Na duhet të ruajmë këtë ritëm”, tha Dimarco.
The post “I dimë kurthet që na presin”, Dimarco: Duhet të jemi gati appeared first on Telesport.












