I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë

Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, është kapur në hyrje për në Shqipëri.

34-vjeçari u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, derisa sipas Policisë së Shtetit, ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Sipas policisë, Arslan është dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

The post I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë appeared first on Kosovapost.net.