Një 54-vjeçar, i dënuar në Milano për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Tiranë, në Bulevardin “Bajram Curri”.
Policia njofton se në kuadër të operacionit “The Wanted” ka arerstuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.
Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.