Miftar Dobraj ka rënë sot në prangat e policisë në Pejë.
Kështu mëson Klankosova.tv përmes burimeve të veta.
Dobraj dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ai më 22 prill dyshohet se kishte shtënë me armë zjarrin në drejtim të Dardan Manajt, i njohur në Pejë si “Manilla”, me të cilin kanë pasur problem kohë më parë.
Nga ajo kohë e deri më sot kur u lokalizua, Miftar Dobraj, kishte qenë në arrati e për kapjen e tij policia kishte kërkuar edhe bashkëpunim për kapjen e tij.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.