I ardhur në huazim, mbrojtësi mesazh Inter: Dua të qëndroj, shpresoj që klubi të blejë kartonin tim

Mbrojtësi Manuel Akanji është një nga figurat kryesore të këtij fillim-sezoni tek Inter. Ish-lojtari i Manchester City është përshtatur në mënyrë të përkryer me zikaltërit dhe trajnerin Chivu.

Lojtari erdhi në huazim nga “citizens” dhe, përveç ndonjë surprize, klauzola e lirimit prej 15 milionë eurosh për të në fund të vitit do të ushtrohet nga Inter. Ky është një skenar për të cilin shpreson mbrojtësi zviceran.

Do ta shohim se si do të rrjedhin ngjarjet, por shpresoj që Inter të më blejë përfundimisht kartonin. Ndihem shumë mirë. Do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja dhe do të shohim se çfarë ndodh“, tha Akanji.

The post I ardhur në huazim, mbrojtësi mesazh Inter: Dua të qëndroj, shpresoj që klubi të blejë kartonin tim appeared first on Telesport.