Hysni Klinaku publikon këngën e re “Lulja e lirisë”, kushtuar Leutrim Ahmetit (Video)

Këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku ka publikuar këngën më të re me titull  “Lulja e lirisë”. Kjo këngë i kushtohet shtatë vjeçarit, Leutrim Ahmeti, me rastin e përvjetorit të tij , i cili u vra nga forcat serbe, Fokusi.info.

Tekstin e këngës e ka shkruar Arian Agushi – Gold AG, ndërsa muzika dhe orkestrimin është bërë nga Hysni Klinaku. Videoklipi është realizuar nga Tv Dielli. /Fokusi.info/

Leutrim Ahmeti është njëri nga fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7- vjeçar dhe ndërroi jetë me 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros./Fokusi.info/