Kryetari aktual i Gjilanit i cili arriti të triumfojë sërish, Alban Hyseni ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për mbështetjen që ia kanë dhënë.
Para simpatizantëve, ai premtoi se që nga nesër do të vazhdojë me punët, dhe u shpreh i bindur që në katër vitet e ardhshme Gjilani do të jetë qytet transformues.
“Pa qytetarët e Gjilanit, pa mbështetjen e strukturave tona, fitorja jonë nuk do të ishte e mundshme. Që nesër do të fillojmë punën për të vazhduar aty ku e kemi lënë. Jam i bindur që katër vitet e ardhshme do të jenë vite transformuese për Gjilanin. Përveç sanimit të problemeve, do të përmbyllim dhjetëra projekte për qytetin”, tha Hyseni, njofton Klankosova.tv.
The post Hyseni flet pas fitores: Nga nesër vazhdojmë aty ku e kemi lënë – Gjilani drejt transformimit appeared first on Klan Kosova.










