Hysaj në “radarin” e Barcelonës

E përditshmja sportive spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ ka thënë që Barcelona po kërkon mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj. Gazeta spanjolle cilëson shqiptarin si futbollist i mirë në mbrojtje dhe ndihmon shumë mirë sulmin.

Përveç ‘El Mundo Deportivo’ edhe  Calciomercato raporton se klubi katalanas po kërkon një mbrojtës krahu, dhe vendin e “peshkimit” e ka zgjedhur pikërisht në Itali, gjegjësisht në Napoli, që e lidhë me mbrojtësin shqiptar Hysaj.

Përveç Hysajt, që cilësohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të zotë në qarkullim, Barcelona po monitoron edhe Zhoao Kanselon e Interit. Portugezi po bën një kampionat të mirë me Interin, dhe është një nga më të vlerësuarit e zikaltërve.

Hysaj