Hyri përmes rrugëve ilegale, kapet shtetasi i huaj në Kamenicë

Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 të së shtunës, në fshatin Rogaqicë të komunës së Kamenicës.

Policia nën me dije se gjatë patrullimit rutinë, e ka ndaluar një automjet, ngasësi i të cilit dyshohet se ka kaluar kufirin përmes rrugëve ilegale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari është dërguar në gjykatë për kundërvajtje.