Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë nën dyshimet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës më 3 mars.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte hyrë rrugëve malore dhe nuk posedonte ndonjë dokument me vete.
Policia theksoi se pas ndalimit dhe intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte hyrë rrugëve malore në Kosovë dhe nuk posedonte ndonjë dokument me vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.










