Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dyshimeve për manipulim të votave në Mitrovicë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.
“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg”, ka shkruar Bajrami.
Ajo i ka bërë thirrje urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese që të veprojnë menjëherë dhe të qartësojnë çdo dyshim lidhur me ngjarjet në Mitrovicë.
“Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime. Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, ka theksuar deputetja e LDK-së. /Demokracia.com/










