Hykmete Bajrami komenton sloganin e Albin Kurtit: Siguri për Matrin Berishajn, begati për mafinë energjtike

Zyrtarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 Dhjetorit që është “Siguri dhe begati, mos lësho pe”.

Bajrami ka thënë se fjala siguri është për Martin Berishajn. kurse begati për siç pohon ajo për mafinë energjetike.

Ajo shton se përmes këtij slogani VV po bën thirrje mos me lëshu pe në mbrojtje të secilit të korruptuar dhe secilit që ka vjedhur, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj i plotë:

”siguri dhe begati, mos lësho pe”

Siguri për Martin Berishajn e Nagip Krasniqin!

Begati për mafinë energjetike, për NOA-n , Vuk Hamoviqin e Demir Fazliqin!

Pra, po bëjnë thirrje mos me lëshu pe në mbrojtje të secilit të korruptuar, secilit që ka vjedhur, secilit që ka nënshkruar kontratat njëburimore, secilit që ka vjedh rezervat shtetërore.

Fillimi i fundit i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor!