Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në takimin me presidenten Vjosa Osmani si përfaqësuese e VV-së, ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve.
Haxhiu thotë që mund të mbahen në të njëjtën datë edhe zgjedhjet lokale, por edhe ato të reja nacionale nëse nuk konstituohet Kuvendi deri atëherë.
E lidhur me këtë çështje, ish deputeti Fatmir Humolli thotë se kjo do të ishte zgjedhja më e dëmshme për vendin, për shkak se asgjë nuk do ndryshoj dhe përsëri do ta bëjnë lojën me zgjedhjen e presidencës.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kemi të bëjmë me luftë politike dhe jo me garë politike.
“Është zgjidhja më e dëmshme me shku në zgjedhje të reja për kuvendin e Kosovës së bashku me zgjedhjet lokale. Për arsye se nuk do ndrroj në esencë gjendja, do e bëjn prap lojën me zgjedhjen e presidencës. Këtu kemi luftë politike e jo garë politike .
Lufta politike që e ka arrit kulminacionin me luftën e armatosur çlirimtare kundër Serbisë ku ka perfundu në 99-tën.
E tani duhet të kuptohet si garë politike për qeverisjen ma të mirë të vendit që fatkeqsisht nuk po kuptohet sot nga “trimat e pas luftës”. Për këtë duhet të ndertohet institucion i kuvendit e të bëhet qeveria që populli ta shoh të sakt kush din më mirë me qeveris që është zgjidhja më e mirë për rrethanat që po kalon vendi!”, përfundoi ai për GazetaBlic.