Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea

Humbja 0-1 në fushën e Gallatasaraj ka lënë pasoja te skuadra e Liverpool. Përveç rezultatit negative, skuadra e “reds” ka ardhur në anglio edhe me dy dëmtime.

Lëndimet e sulmuesit Ekitike dhe portierit Alisson shtuan zhgënjimin për Liverpool. “Dëmtimi i Ekitike nuk duket shumë serioz”, tha trajneri i Liverpool, Slot.

Shqetësimi më i madh është për Alisson. Ai qëndroi i shtrirë pasi bëri një pritje. Pas ndeshjes e pamë duke ecur duke çaluar dhe ky është problem”, shtoi trajneri holandez.

Alisson nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, kështu që Mamardashvili do të jetë gati për debutimin e tij në Premier League”, tha Slot.

Liverpool ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe synon që ndaj Chelsea të largojë situatën negative të javës së fundit.

The post Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea appeared first on Telesport.