Barcelona u rrëzua në shtëpi në minutën e 90-të kundër PSG-së, pas golit të Gonçalo Ramos, duke pësuar humbjen 2-1 dhe mbetur në vendin e 16-të të renditjes unike të Champions League. Pas ndeshjes, trajneri Hansi Flick foli për “MARCA”: “Në pjesën e parë luajtëm shumë më mirë se në të dytën.
Vuajtëm shumë sepse ishim të lodhur. E vërteta duhet pranuar, PSG është një skuadër e madhe, me lojtarë shumë të rinj e të shpejtë, bëri një ndeshje fantastike. Ne nuk luajtëm në nivelin tonë më të mirë, çka kundër një rivali të tillë është e domosdoshme. Ata e merituan fitoren”.
Flick foli edhe për gjendjen fizike të dy mesfushorëve: “Mendoj se Pedri dhe Frenkie (De Jong) kanë luajtur shumë minuta. Është e rëndësishme të jenë të freskët, por më e rëndësishmja mbetet skuadra”.
The post Humbi ndaj PSG-së në minutën e fundit,, Flick: Ishim të lodhur, jo në formën tonë më të mirë appeared first on Telesport.










