6 turistë gjerman të humbur prej 6 orësh në zonën pyjore Borsh-Kuc kanë arritur të shpëtohen nga Policia Kufitare e Sarandës.
Mësohet se turistët e rinj ishin duke udhëtuar me fuoristradë, por që më pas kanë humbur orientimin.
Menjëherë pas denoncimit të rastit janë vënë në lëvizje shërbimet policore kufitare, të cilët pas disa orëve arritën të lokalizonin turistët që kishin humbur orientimin mes pyjeve.
Mësohet se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se janë shoqëruar në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.