Humb jetën një i moshuar në Skënderaj, dyshohet se kërceu nga kati i 7-të i banesës
Një person i moshës 77 vjeçare, me iniciale B.Th, ka humbur jetën mbrëmë në Skenderaj, si pasojë e rënies nga një banesë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja tragjike ka ndodhur në ora 18:00.
“Një i moshuar rreth moshës 77 vjeçare ka mbetur pa shenja jete si pasojë e rënies nga kati i shtatë i një banesë në Skenderaj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa njësitë relevante policore po merren me rastin”, ka thënë Zahiti.
“Hetuesit Policor janë duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë te rrethanave të këtij rasti, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion. Rasti po hetohet si vetëvrasje”, ka thënë Zahiti.