Një tjetër pacient i prekur nga Koronavirusi, ka humbur jetën sot tek Infektivi. Pacienti ishte nga Shkodra dhe ishte transportuar pak ditë më parë nga spitali rajonal drejt Infektivit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 por si pasojë e hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).
Njoftimi i Ministrisë së shëndetësisë:
Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).
69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.
Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.