Pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik është lënduar një 45 vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonme, ku shtetasi me iniciale A.H., rreth 45 vjeç, banues në Durrës , duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është lënduar.
Informacionet bëjnë me dije se ai fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.