Banka TEB Sh.A. organizoi për herë të parë eventin HR Career Day 2026 me moton “Your Career. Your Journey” (Karriera juaj, rrugëtimi juaj), një iniciativë e Departamentit të Burimeve Njerëzore në TEB që synon të promovojë zhvillimin profesional dhe lidershipin brenda institucionit.
Eventi mbledhi kolegë nga pozita të ndryshme, të cilët ndanë përvojat e tyre profesionale, sfidat dhe mësimet e nxjerra gjatë rrugëtimit të tyre në karrierë, duke ofruar një perspektivë reale dhe praktike mbi avancimin brenda Bankës, e cila eshte pjesë e Bankës me të madhe në Eurozone, BNP Paribas që shënon shtrirje në pesë kontinente.
Përmes paneleve të diskutimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë tri tema që lidhen me zhvillimin e karrierës, tranzicionin drejt roleve menaxheriale dhe rritjen profesionale përmes përgjegjësisë dhe performancës.
Eventi u karakterizua me angazhim të audiencës, duke nxitur diskutime interaktive dhe shkëmbim të vlefshëm të përvojave ndërmjet kolegëve.
Si një iniciativë e parë e këtij lloji, TEB – HR Career Day 2026 përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të kulturës organizative që mbështet mësimin e vazhdueshëm dhe zhvillimin e karrierës.
TEB, Bankë për një botë në lëvizje!








