Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se përmes zgjedhjeve të brendshme kjo parti synon të bëjë reforma të thella dhe ndryshime të mëdha.
Në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka vlerësuar se pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor, i cili do të zgjasë për disa muaj, PDK-ja do të jetë forca më e rëndësishme e ndryshimit në vend. Hoxhaj ka treguar se në vjeshtë pritet të mbahet Konventa zgjedhore e PDK-së, në të cilën do të zgjedhet lideri i partisë. Sipas tij, në këtë fazë ende nuk dihet nëse do të ketë një kandidat apo më shumë për të parin e PDK-së.
Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dekadën e dytë të shtetndërtimit synon ta përmbyllë me sovranitet të plotë, me anëtarësim të Kosovës në OKB dhe BE.