Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaratën e ish-ambasadorit Christopher Hill në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit e ka quajtur një shprehje të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë.
“Historia i bashkon ata që kanë besuar në Kosovën e lirë. Ambasadori Christopher Hill, mik dhe përkrahës i madh i Kosovës, 10 vite më parë më ftoi në Universitetin e Denverit për ligjëratë ku folem për shtetndërtimin dhe sfidat e Kosovës. Dje dhe sot, ai po dëshmon në Hagë në mbrojtje të presidentit Thaçi – dëshmi e miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe e rrugës sonë të pandalshme drejt drejtësisë dhe konsolidimit ndërkombëtar”, ka shkruar ish-deputeti.








