Sipas Enver Hoxhajt, ska asnjë mundësi që PDK të bashkëpunojë me VV-në për të krijuar qeverinë e re. Ai në një intervistë për “Blic intervieë” është shprehur se Kurti e ka dëmtuar rëndë interesin shtetëror gjatë katër viteve në pushtet, prandaj PDK s’sheh mundësi bashkëpunimi me të.
“Mendoj se pasi të mbyllet procesi i votimeve ne do të duhet të vendosim për situata të veçanta në mënyrë të veçantë por parimisht dhe këtu jemi shumë të vendosur ne shohim Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-ja është e vendosur që të bëjë çdo gjë që ta mbështesë zotin Hamza që të jetë Kryeministër i qeverisë së Republikës së Kosovës”.
“Ne kemi patur kritikë të madhe për LVV-në gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes, mendoj që me sjelljet dhe veprimet e tij, zoti Kurti, e ka dëmtu shumë interesin shtetëror të Kosovës prandaj edhe nuk shohim ndonjë mundësi të bashkëpunimit me këte subjekt politik ” tha Hoxhaj për Blic Intervieë.