Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova do të mund të kishte shumë më tepër njohje ndërkombëtare nëse do të kishte një qeveri më aktive dhe të përgjegjshme në politikën e jashtme.
Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, Hoxhaj ka folur për procesin e njohjeve, duke përmendur rastet e fundit të Sirisë dhe Sudanit.
“Mendoj që njohja e Sirisë, për të cilën jam gëzuar shumë, pasi jam marrë gjatë me të si dikush që e ka pritur opozitën siriane në ministri, është një hap i rëndësishëm. Edhe njohja e Sudanit ka qenë afër, por patëm dështuar sepse komuniteti i deputetëve atje e kishte kundërshtuar”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se këto zhvillime tregojnë se me pak përpjekje dhe angazhim diplomatik, Kosova mund të arrijë edhe më shumë suksese në arenën ndërkombëtare.










