Hoxhaj: Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, tha se kryeministri Kurti dhe qeveria e tij “për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor”.

Ai tha se Qeveria Kurti i ka sjellë dëme kolosale politikës sonë të jashtme.

“Nëse ka pas ndonjë qeveri e cila i ka sjellë dëme kolosale politikës së Jashtme të vendit është Qeveria Kurti”, tha Hoxhaj në Pressing.

Hoxhaj dha arsyet pse sot, sipas tij, Kosova nuk ka imazh pozitiv në botë.

“Z.Kurti dhe qeveria e tij për herë të parë e kanë tradhtu orientimin tonë pro-perëndimor. Duke përmbysë raportin tonë me Amerikën, duke shkatërru çdo gjë që është ndërtuar deri më tash, duke i ndërruar rolet mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova ka qenë personazhi më pozitiv, jo vetëm në Uashington, por kudo në Perëndim dhe Evropë, edhe në Kanada, e Japoni, e Australi ka qenë shembulli më i mirë i lirisë së një populli dhe në këto katër vitet e fundit ne i kemi ndërru pozicionin e figurave të shahut, ne i kemi marrë figurat e zeza, Serbia ka marrë figurat e bardha”, tha Hoxhaj.